E rëndë, 11-vjeçari vret veten me armën e shërbimit të babait

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se një djalë 11 vjeç, ka qëlluar veten me armën e shërbimit të babait, që punonte karabinier.

Vogëlushi nuk mundi t’i bënte ballë plagës që mori në kokë e si pasojë ndërroi jetë.

Sipas mediave, fëmija kishte qenë i vetëm në dhomë. Menjëherë, pasi është parë nga familjarët i shtrirë përtokë, e pa ndjenja, ai është dërguar në spital, por fatkeqësisht, nuk ia ka arritur t’ia dalë.

Karabinierët e sektorit të hetimeve shkencore të Firences mbërritën në banesë, ku ngushëlluan babanë e djalit, ndërsa mësohet se edhe nëna këtij të fundit punonte si efektive e policisë bashkiake. Miqtë dhe mësuesit e 11-vjeçarit, janë të tronditur nga ngjarja e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu