Gati sa nuk fitoi Eurovizionin por në Shqipëri e refuzuan. Historia e Gjonit nga Shqipëria, që na mahniti të gjithë

0

Gjon Muharremaj është shqiptari i cili u rendit në vendin e tretë në Eurovizion 2021 teksa përfaqësonte Zvicrën. Dëshira e Gjonit ka qenë që të përfaqësonte Shqipërinë, por kjo mundësi iu referua nga organizatorët e Festivalit të Këngës, rrëfen Gjoni në një intervistë për mediat.

Ai ka deklaruar se organizatorët e kishin lënë jashtë pasi kuota e 20 këngëtarëve ishte plotësuar. “Ta marrin dhe këngën time, për katër ditë duhet të gjej një këngë dhe thashë a mund të aplikoj me këtë këngë? Dhe më thanë OK. “Mirëpo, ditën e enjte më thanë që më fal më në fund i kemi 25 artistë dhe në Festivalin e Këngës duhen vetëm 20″-tha ai.

Rezulton se Gjoni ka konkurruar në moshën 12-vjeçare në Albanian’s GOT Talent dhe mahniti jurinë me zërin e tij. Gjatë asaj kohe, pjesë e jurisë ishin, Altin Basha, Rovena Dilo dhe Armend Rexhepagiqi, ku ky i fundit pas ‘refuzimit’ të Altin Bashës, i kishte thënë se mos të ndalet asnjëherë e të vazhdonte drejt rrugës që është nisur.

https://www.facebook.com/dardan.hasku/videos/10218751353750796

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu