E rëndë/ Hidhet nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit 24-vjeçari me Covid

0

Një 24-vjeçar i prekur nga Covid është hedhur nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit. I riu është në gjendje kritike për jetën.

24-vjeçari me inicialet H.G po kurohej në pavijonin Covid, pasi ishte i infektuar me virusin, ndërsa dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar emocionale ka ndërmarrë këtë vendim.

Hedhja nga spitali i të sëmurëve me koronavirus është kthyer në fenomen shqetësues, ku Elbasani shënon sot rastin e gjashtë. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga spitali.
Në Elbasan kanë humbur jetën nga Covid disa të rinj.

Versioni i spitalit:

24 vjecari eshte ne gjendje te qendrueshme. Po i behen kontrollet e nevojshme.

Sipas informacioneve zyrtare nga Spitali i Elbasanit 24 vjecari eshte paraqitur ne spital me babain e tij. Kane hyre ne godinen e analizava ku ne menyre te papritur djali eshte shkeputur nga i ati dhe eshte hedhur.

Babai ka treguar se djali kishte bere nje tampon ne nje klinike private. Ka rezultuar pozitiv dhe jane nisur ne spital per ekzaminime te metejshme.

Babai ka treguar se djali ishte trembur pas pergjigjes se tamponit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu