E rëndë/ I lidhi duart e këmbët dhe e hodhi nga ura, boksieri 27-vjeçar vret të dashurën shtatzënë

0

Boksieri portorikan Felix Verdejo iu dorëzua policisë t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tij vetëm disa orë pasi autoritetet identifikuan trupin e një gruaje të vdekur, e dashurar e tij 27-vjeçare shtatzënë.

Akuza ndaj tij është ngritur pasi ka dyshime se ai e ka rrahur dhe i ka injektuar me shiringë me një substancë të paidentifikuar. Në media thuhet se ai i lidhi krahët dhe këmbët me tel dhe më pas e hodhi nga ura në darkë. Sakaq dëshmitarët treguarn se Verdejo pasi hodhi trupin e Rodriguez qëndronte mbi urë duke e parë.

Rodriguez u gjet në një lagunë afër kryeqytetit të territorit të SHBA, dy ditë pasi u raportua e zhdukur. Familja e Rodriguez tha se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e Verdejo. Keila Ortiz, nëna e viktimës, u tha gazetarëve se vajza e saj e kishte telefonuar para se të zhdukej të enjten dhe i tha asaj që Verdejo po shkonte në shtëpinë e saj për të parë rezultatet e një testi shtatzënie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu