E rëndë në Elbasan/ Ishte me COVID-19, vdes rrugës për në spital 62-vjeçarja nga Belshi

0

Vdes gjatë rrugës për në spital një grua nga Belshi

Një 62-vjeçare nga Belshi, e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Viktima është Xhevaire Bejtja.

Gazetari i “ABC”, Aldo Kozarja raporton se 62-vjeçarja u transportua me ambulancë nga Belshi për në spitalin e Elbasanit pas problemeve shëndetësore.

Mjekët dyshuan për COVID dhe i bënë tamponin, ku rezultoi se ishte e infektuar.

Menjëherë e nisën për në Tiranë, por rrugës për te Infektivi në kryeqytet ndërroi jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan kanë ndërruar jetë nga Covid-i 3 shtetas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu