E rëndë/ Tenton t’i japë fund jetes 26-vjeçarja nga Librazhdi, ende mister shkaqet

0

Një 26 vjeçare nga fshati Dorëz në Librazhd ka tentuar ti japë fund jetës. E reja e identifikuar si  Adelina Hidri është hasur shpejt nga familjarët  e saj teksa ndërmori aktin ekstrem për tu vëtvarur. Menjëherë ajo është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore pranë spitalit të Elbasanit. Gazetari i InfoWeb Media Ersid Karaj bën me dije se gjendja shëndetësore e 26 – vjeçares është kritike, ndaj në vijim pritet të dërgohet për mjekim të specializuar në Kryeqytet. Ende nuk dihen shkaqet se përse vajza ka ndërmarrë këtë akt ekstrem. Policia ka marrë në pyetje familjarë të Hidrit për të kuptuar shkaqet e kësaj ngjarjeje. Vijojnë hetimet për këtë rast.

Infoweb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu