BBC:”Vendet e pasura kanë blerë 53% të vaksinave anti Covid”.

0

Aleanca popullore për vaksinat ka lajmëruar se vendet e pasura po grumbullojnë dozat e vksinave, ndërkohë që vendet e varfra rrezikojnë të mos pajisen me to.
Gati 70 e vendeve me të ardhura më të ulëta do të jenë në gjendje të vaksinojnë vetëm një në 10 persona, ndonëse Oxfordi e AstraZeneca janë zotuar t`i sigurojnë 64% të dozave të saj vendeve në zhvillim, është bërë e ditur nga ky grupim.
Deri më tani po merren masa që shpërndarja e vaksinave të jetë sa më I drejtë në në gjithë globin. Një angazhim i tillë, i njohur si programi Covax pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, ka arritur të sigurojë 700 milion doza të vaksinave që do të shpërndahen mes 92 vendeve me të ardhura më të ulëta të cilat tashmë janë regjistruar.
Por edhe me këtë plan, thotë BBC, Aleanca e Vaksinave – një rrjet organizatash përfshirë Amnesty International, Oxfam dhe Global Justice Noë – thotë se nuk ka mjaftueshëm doza për të vaksinuar popullata të tëra dhe këshillon që kompanitë e ilaçeve ta ndajnë dhe me të tjerët teknologjinë e tyre për t’u siguruar që të prodhohen më shumë vaksina. Edhe edhe pse kombet e pasura përfaqësojnë vetëm 14% të popullsisë së botës, ata kanë blerë 53% të të gjitha vaksinave më premtuese deri tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu