E trishtë! Humb jetën nga Covid-i 33-vjeçari nga Elbasani. Rekord infektimesh gjatë orëve të fundit

0

Covid-19 vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe fatkeqësisht edhe të rinjsh.

Një 33-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën në betejën me virusin vdekjeprurës.
Me gjithë kujdesin dhe terapinë intensive në Tiranë, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë një valë e re infektimesh ka përfshirë Elbasanin dhe mbarë Shqipërinë.
Raportohet se infektimet me Covid, shtamin Omicron dhe nga gripi i stinës janë në shifra alarmante.

Nga 5 166 testime të kryera 24-orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid 801 qytetarë. Por janë me mijëra të tjerë që hezitojnë ta bëjnë testin ose nuk duan ta bëjnë atë.

Nga ana tjetër gripi stinor ka marrë përhapje mjaft të gjërë.

Rastet e reja me COVID 19 janë regjistrua në këto bashki: 436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol, Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.

Ndërkaq aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë viktimat janë një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç.

Janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë janë 7,049 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Statistika (04 Janar 2022)

Raste të reja ditore 801

Të shëruar në 24 orë 351

Të shtruar në spitale 113

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 5,166

Testime totale 1,495,002

Raste pozitive 212,021

Raste të shëruara 201,748

Raste Aktive 7,049

Humbje jete 3,224

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,326

Fier 711

Durrës 645

Shkodër 451

Elbasan 441

Vlorë 433

Berat 284

Gjirokastër 225

Lezhë 213

Korçë 143

Dibër 106

Kukës 71.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu