E trishtë! Rritet numri i viktimave nga Covid në Brazil, zhvarrosen eshtrat nga varret e vjetra

0

Numri i madh i vdekje në Brazil për shkak të Covid-19, ka detyruar qeverinë që të zhvarrosë eshtrat nga varret e vjetra, për të bërë vend për viktimat e fundit. Ky lajm i trishtë vjen nga Sao Paolo, ku mësohet se gjendja është kritike. Ndërkohë, varrmihësit po grumbullojnë mbetjet e dekompozuara për t’i larguar në një vend tjetër.

Sipas numrit të viktimave dhe rasteve të konfirmuara, Brazili po vuan valën më të keqe të koronavirusit që kur filloi pandemia mbi një vit më parë. Nëse viktimat vazhdojnë me këtë ritëm, bashkia e Sao Paulo tha se do të duhet të marrë më shumë masa, por pa specifikuar më tej.

Të mërkurën, ministria e shëndetësisë e Brazilit regjistroi numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga Covid për të dytën ditë me radhë, me 3,869 njerëz që humbën betejën me virusin.

Brazili është vendi i dytë në botë më i prekur nga COVID, pas SHBA, me mesatarisht rreth 3000 vdekje dhe 75500 raste të reja infeksioni në ditë, që u regjistruan javën e kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu