Edhe ajri rreth Kanye West kushton/ Shitet një qese me ajër nga koncerti i këngëtarit

0

Mesa duket, çdo gjë rreth Kanye West nuk është e lirë. Edhe ajri rreth tij kushton. Besojeni ose jo, një fans i reperit, dukshëm po aq kreativ sa ai, po shet një qese hermetike për të cilën pretendon se është e mbushur me ajër nga eventi i fundit i organizuar nga Kanye, ku prezantoi albumin e shumëpritur, “Donda”.

Kanye performoi në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta për të promovuar albumin, që do të publikohet më 6 gusht. Një fans “përfitues”, @imacanon16canz, vendosi të ndiqte trendin e “ajrit në shishe”.

Çmimi fillestar nisi me $1,025 dollarë më 23 korrik, ndërsa tani oferta e fundit është $3,950. Qesja është planifikuar të shitet më 28 korrik.

Duke marrë parasysh që shumë milionerë u rreshtuan në “Amazon e të pasurve” (HushHush.com) për të blerë shishe me ajër nga mali Everest për 455,700 dollarë, padyshim që ajri rreth Kanye West do të shitet për një shifër të majme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu