Edhe Holanda pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

0

Holanda ka pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës anti-COVID të AstraZeneca, për personat nën moshën 60-vjeçare.

Në një kumtesë të lëshuar në orët e para të mbrëmjes së sotme, ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka vepruar në raportet e reja, ku u raportua se pesë gra në këtë vend pësuan mpiksje të gjakut pas marrjes së vaksinës nga AstraZeneca.

Të gjitha rezervimet për marrje të vaksinës anti-COVID-19 nga AstraZeneca për personat nën moshën 60-vjeçare, janë anuluar deri në një vendim tjetër.

Autoritetet holandeze kanë bërë të ditur se do të rishikojnë vendimin gjatë javës së ardhshme, duke premtuar se do të marrin informacione shtesë nga Agjencia Evropian e Barnave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu