Edhe nëse vdes jam pensionist, do ia fali Edi Ramës! I moshuari flet pasi mori vaksinën kineze

0

Ka disa ditë që në Shqipëri po zhvillohet fushata e vaksinimit, teksa deklarata e një të moshuari pasi mori dozën e vaksinës kineze po bën xhiron e rrjetit. E ndërsa kishte pak kohë që ishte vaksinuar, siç dëgjohet në videon e siguruar nga A2news, i moshuari shprehet se i është ofruar një shërbim i shkëlqyer nga stafi. I pyetur nëse kishte besim tek vaksina, ai është shprehur se ka shumë besim, ndërsa thekson se edhe nëse vdes nuk përbën problem pasi është pensionistë. Në fund ai thekson se në rast se ndërron jetë për shkak të vaksinës kineze, do ia falë Edi Ramës.

I moshuari, pas vaksinimit:

Nuk ngurrova, kisha besim. Përderisa e bëri kryeministri vetë, ne të tjerët, pensionistë jemi. Edhe sikur të vdesim, ia falim të gjitha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu