“Edhe unë do ngrija gishtin e mesit…”, Antonela i del në mbrojtje kryegjyqtares së Elbasanit

0

Këtë të dielë në E Diell në pjesën e dytë të emisionit u trajtua një temë lidhur me atë që ka ndodhur me kryegjyqtaren e Elbasanit.

Reagimet në studio ishin të shumta. I pari që hapi debatin e që “dënoi” aktin e saj ishte Bledi Mane, i cili shpjegoi se për shkak të pozitës e detyrës së kryegjyqtares kjo sjellje është e patolerueshme.

Nga ana tjetër, një tjetër mendim dha edhe Shqipja me Antonelën e Përputhen, të cilat nisën një debat të ashpër mes njëra-tjetrës për këtë temë.

Sipas Shqipes, një reagim si i kryegjyqtares është i patolerueshëm, pasi ajo vet nuk mund t’i drejtohet me gisht mesit qytetarëve shqiptar. Ishte ky mendim i saji që ndezi gjakrat e bëri Antonelën të dilte disi nga vetja.

“Nëse edhe mua do të më bullizonin njësoj si atë, jo një por të gjithë gishtat e mesit do i ngrija kundër tyre”- u shpreh ajo.

Debati mes vajzave vazhdoi e mesa duket të dyja vajzat nuk do të jenë kurrë në një mendje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here