Edith Harxhi: Dikush duhet t’i dalë përballë atij që ka marrë peng partinë

0

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, thotë se vendosi të kandidojë përballë Lulzim Bashës edhe pse në një garë të pabarabartë, pasi dikush duhet të guxonte.

Harxhi tha në emisionin OPEN, se zgjedhjet u manipuluan, por opozita nuk i fitoi ato.

“Për mua është një sfidë. Kam 30 vjet kontribut në PD. Pavarësisht pabarazisë, mendova se dikush duhet të guxojë. Dikush duhet t’i dalë përballë atij që ka marrë peng partinë. Kërkoj që të përfaqësoj demokratët, ish-pronarët, pronarët legjitimë pra. Ka ardhur koha që PD të ketë një vision të ri, duke u bazuar në idealet e 1990.

Qeveria i manipuloi zgjedhjet, por dita e zgjedhjeve ishte normale.Tjetërsimi i votës ka ndodhur kohë më përpara. Procesi duhet kontestuar në gjykatë, por nuk ka prova. PD nuk i fitoi zgjedhjet, nuk arriti të krijojë frymë. Rezultati është i njëjtë si në 2017. Vota e shqiptarëve është tjetërsuar.”

Kandidatja për kreun e PD u shpreh se opozita duhet të futet në parlament, ndërsa e cilësoi si gabim të madh djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

“PD duhet të shkojë në Kuvend. Aty përfaqësohet sovrani. Largimi nga Kuvendi dhe bojkoti I zgjedhjeve lokale, ishin një gabim i madh.”, tha ajo.

Shpalljen “non grata” të Sali Berishës, Harxhi e cilësoi si një tronditje për PD, ndërsa tha se ishte trishtuar dhe shokuar nga vendimi.

“Ka qenë një ngjarje e trishtë për demokracinë në Shqipëri. PD ka marrë një shkundje shumë të fortë. Berisha mbetet personalitet ka kontribut të vyer në PD. Edhe unë si shumë demokratë të tjerë, jam shokuar dhe trishtuar.”, tha zonja Harxhi.

Lidhur me padinë e Berishës në Francë, ndaj sekretarit Blinken, Harxhi tha se e vlerëson qëndrimin e ish-kryeministrit.

“E vlerësoi qëndrimin e tij për ta kthyer në një betejë individuale.”, tha Harxhi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu