Në mesin e muzikantëve të “Për’puthen”, Tea do të publikojë këngë

0

Në “Për’puthen” e sotëm ndodhi “Reunion-i” i shumëpritur mes konkurrentëve të cilët kanë qenë pjesëmarrës që në fillim të programit. Mes tyre u diskutuan dhe sqaruan situata “të lëna peng”, por ajo që na bëri të gjithëve kuriozë ishte projekti më i ri i Tea Trifonit, që është një këngë e re.

Nuk na bën shumë habi fakti që dhe ajo në mesin e “muzikantëve” të “Për’puthen” do bëhet këngëtare, na mbetet vetëm të presim se çfarë projekti muzikor do të sjellë. Tea gjithashtu ka folur dhe për përfundimin e lidhjes me Beartin dhe se vazhdon të jetë beqare.

“Jeta ime është shumë e ngjashme me atë që ka qenë, jam shumë e zënë po merrem me disa projekte. Do të bëhem edhe unë një muzikante si gjithë kolegët e mi, do ta bëj edhe unë një këngë. Ka kaluar kohë dhe jam e qetë, do të gënjeja po të thoja që nuk vuajta, ka qenë një periudhë e keqe, u mblodhën të gjitha. Familja më ka ndenjur shumë afër i dua shumë dhe i falënderoj. Nuk kemi folur është diçka që ka kaluar, single vazhdoj që të jem. Nuk pendohem që kanë ndodhur kështu sepse më kanë rritur shumë si person, më ka bërë të përballem me gjëra që se dija se si do të reagoja.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu