Efektivi i Shqiponjave, 31-vjeçari Nevaldo Hajdaraj, i cili në mesnatën e të hënës vrau në zonën e Laprakës Klodian Rashën, ka mbërritur në Gjykatë ku pritet të njihet me masën e sigurisë.
Një ditë më parë prokuroria kërkoi burg për efektivin i cili nga një hetim i kryer nga SHÇBA rezultoi se shkeli ligjin duke qëlluar për vdekjen Klodian Rashën, pavarësisht se deklaroi se e ndërmori këtë hap pasi iu duk sikur 25-vjeçari i drejtoi armën.
Sipas njoftimit të policisë, në rrugën ku u ndoq Rasha u gjend një armë e mbushurçka ngjalli dyshimet se i përkiste atij.
Nga ekspertiza e kryer nga prokurori i çështjes ka rezultuar se në armë nuk janë gjetur gjurmë gishtash çka e bën të pamundur përcaktimin nëse arma i përket apo jo Rashës. Pritet tashmë të kryhet një tjetër ekspertizë për të verifikuar këtë dyshim.
Ballina AKTUALITET Efektivi që qëlloi mbi Klodian Rashën del para gjykatës /Gjykata:”Pistoleta nuk ka...