Nesër në ora 9.30 do marshojmë për të drejtën e jetës, nga sheshi “Gensher” deri tek vendi ku u vra Liliana për të bërë një homazh me qirinj dhe pankarta.
Vrasja e Liljana Buzos nuk ishte thjesht “një tjetër vrasje”. Asnjë krim nuk mund të jetë vetëm një “tjetër” i radhës, në qerthullin e dhunës që grave ua shkatërrojnë dhe marrin jetën.
Liljana pati emër, fytyrë, dëshira, ëndrra, të drejta, sikurse Irvana Hyka Demiraj, Fëllënza Shirja, Doriana Alla, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Gjashtë gra, gjashtë jetë të ndërprera nga dhuna patriarkale vetëm per vitin 2021. Gjashtë krime…
Prandaj nesër do manifestojmë për të drejtën e jetës! #asnjegruatjeter
Jeni të lutur të njoftoni këdo që dëshiron t’i bashkohet këtij marshi paqësor nga Elbasani, Tirana e përtej.
Forumi Gruas Elbasan