Ekskluzive/ Aksident në seri në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasen tre mjete, plagosen 5 shtetas (Foto)

0

Një aksident në seri ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Ngjarja u regjistrua në afërsi të fshatit Pajovë.

Tre automjete janë përplasur mes tyre. Për pasojë 5 shtetas, dy burra dhe tre gra, kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Fillimisht janë përplasur një mjet tip Ford me një mjet tip Toyota e më pas është përfshirë edhe një mjet tjetër.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu