UT, sfidanti akademik si marka më e besueshme e intelektualizmit shqiptar

0

Nga Igli Tola

“Të edukosh është si të mbjellësh, fruti nuk garantohet dhe s’është i menjëhershëm, por nëse nuk mbjell, nuk ke për të pasur ç’të korrësh”. Këtë parim të Carlo Martinit ndjek Universiteti i Tiranës që prej vjeshtës së vitit 1957, ku vit pas viti i ka shërbyer vendit dhe tregut të punës me profesionistë dhe qytetarë të denjë. Është e pamohueshme që pas çdo projekti me impakt socio-ekonomik ka nga pas ideues dhe zbatues të cilët kanë qenë ish-studentë të UT.
E kjo histori e suksesshme gërshetuar me garancinë akademike e ka kthyer UT në një ‘brand’ dhe vulë cilësie për arsimin e lartë. ‘Brand-et’ nga marketerët shpjegohet se kanë fuqi të vet-identifikohen, e ne mjaftojmë të dëgjojmë emrin, ose shohim simbolin e tyre për të sjellë në mendje karakteristikat e markës në fjalë. Markat lider nuk kanë nevojë për shumë reklamë e ‘trumpetime propagandistike’, pasi e kanë dëshmuar me kontuinitetin e të qenit lider tradicionalisht në treg cilësinë që ofrojnë për publikun.
Kjo gjë i ndodh secilit prej nesh kur flitet për UT, menjëherë vizualizojmë në cerebellum (tru) cilësinë në mësimdhënie, punësimin e sigurtë pas studimeve, profesorë të përgatitur, traditë universitare etj. Pra me pak fjalë, shqiptarëve po u the UT, nënkuptojnë institucionin arsimor më prestigjoz në trojet shqipfolëse. Ama, të qenit ‘brand’ është sa prestigj dhe përgjegjësi. Përzgjedhja vit-pas-viti nga maturantët më të mirë për tu ulur në auditoret e UT, pavarësisht ofertave joshëse që mund ti bëhen nga IAL-të e tjera bën që përkushtimi dhe devotshmëria si e stafit akademik dhe administrativ të jetë e shumëfishtë, në përmbushje të nevojave dhe kërkesave që me të drejtë janë përherë e më të larta, të krahasueshme me standartet më avangarde europiane.
E eksperienca ime në këtë Universitet, më ka bërë të kuptoj se edhe studentët (ish-studentët) dhe profesorët e UT, janë po aq modest sa edhe vetë UT. Modesti që vjen nga koha cilësore që i përkushtojmë studimeve e ‘rendja’ pas dijes e arritjeve, duke lënë punën dhe veprat te flasin për ne. Sjellje ekuivalente me UT, që nuk e gjen të kudondodhur me postera apo reklama në çdo cep mediatik, ose rrugicë (qoshe) lagjeje, për tu ‘mbushur’ mendjen të rinjve dhe jo vetëm se kush janë më të mirët. Kadareja e përshkruante këtë sjellje me frazën e goditur ‘të thjeshtë deri në madhështi’

Në këtë këndvështrim si një i ri, ish-student kam parë dhe provuar në vet të parë perkujdesjen e politikave dhe drejtuesve si të çdo rangu. Së paku, nga përvoja ime në hapësirën institucionale të një prej fakulteteve të UT, si Ekonomiku dëshmoj se duke nisur nga departamenti deri te Dekani kanë krijuar një ambient komod ku ti me idetë, projektet apo bashkëpunimet që synon si student fakulteti të fasiliton me mundësi për vetzhvillim, progres dhe karrierë profesionale dhe qytetare. Hapësira fizike në FE e deri tek salla historike “ Liria” zotërohet dhe aksesohet lehtësisht prej çdo studenti. Grupe studentësh kanë gjetur përkrahje sa herë që projekti i tyre sillte në vëmendje votën tonë të lirë, garën elektorale, organizimin e protestave studentore, marketingun e çdo produkti intelektual ‘made in UT’ e deri tek konkurset e debatit apo “ ndërmarrjeve” eksperimentuese studentore. E secili prej nesh e merr me vete këtë peshë të sigurisë nga eksperincat e krijuara në UT, edhe kur del nga auditorët e tij, ose zhvendoset jashtë vendit prezanton me dinjitet ‘brand-in’ e suksesshëm UT.
Kujdesi dhe vëmendja është për çdo element të procesit akademiko-didaktik, e deri te mentimi dhe këshillimi profesional i karrierave tona. Po ashtu, UT ofron një ambient miqësor dhe të hapur për tu zhvilluar edhe brenda tij, duke u ofruar rregullisht elitat studentore mundësi për tu rekrutuar në mësimdhënie. Asistenca nga më të mirët e fushës, ku koordinimi dhe puna në department bëhet në ekip i jep mbështetje dhe siguri të rinjve që synojnë dhe aspirojnë zhvillimin akademik.
Konferencat shkencore dhe ato studentore janë të përvitshme në UT, ku të rinjve u jepet një oportunitet që të shpalosin punën e tyre, shkëmbejnë eksperienca dhe njohuri me kolegë dhe profesionistë të afirmuar; ku të gjitha këto theksojnë angazhimin primar për të promovuar vlera dhe merita. Ku tjerët më mirë se në sipoziume të tilla, me auditor të përbërë nga ekspertë dhe profesionistë të rinj ndahet ‘shapi nga sheqeri’.
Kësisoj, UT nuk shpalos vetëm cilësi, meritë e përkushtim, por në fokus prej vitesh ka vendosur standardin e të menduarit kritik, jo si debat ‘shterp’ për konsum ditor, por mbi fakte e argument, duke u trjtuar me seriozitet maksimal si institucionalisht në çdo instancë të mundshme dhe publikisht, brenda dhe konform një kuadri etike e qytetarie. Aty na është mësuar se debati dhe konkurrenca e ideve sjell progres, kurse hermeticiteti dhe ‘ndrydhja’ e mendimit ndryshe vetëm sa e kthen ‘habitatin’ publik në toksik dhe po ashtu, fokusi për të përmbushur objektivat strategjik nuk duhet të largohet asnjëherë e për asnjë motiv apo ‘shtërkëmbësh’ intelektual që mund të të dali para.
Nga më të mirët ke gjithnjë çfarë mëson. E duke i pasur ata përditë nëpër auditore për të lektuar, të gatshëm ngahera qoftë në zyrë ose edhe në korridoret e fakulteteve për të ndarë një këshillë ose sugjerim, për pyetjet ose problemet që u paraqesim. Te UT kupton realisht rëndësinë e të ndjerit të mbështetur në meritë. Kjo konkurrencë intelektuale, me baza të forta mbi meritokraci dhe buonsens bën që çdokush në UT të investoj në vijimësi në vete. Duke e parë këtë gjë te pedagogët e tyre , studentët e adoptojnë dhe përshtasin këtë stil jetese, pasi përvetësojnë idenë se vetëm ‘long life learning’ (mësimi gjatë gjithë jetës) është ‘çelësi’ i suksesit.

Pa dashur të jem shumë ‘skolastik’ po ndaj me Ju një eksperincë timen personale, ku para pak kohësh teksa isha akoma student i Bachelor-it me 3 koleg (ish-studentë të ekselencës) ndërmorrëm një iniciativë televizive për 2 sezone. Kjo, duke treguar se të qenit në UT, na kishte skalitur jo vetëm vullnetin për të studiuar, por edhe guximin për të eksperimentuar me sukses në fusha të reja, si media. “Këndi i Ekselencës” nga vlerësimet e audiencës dhe drejtuesve të televizionit rezultoi i suksesshëm dhe më e rëndësishmja, dëshmoi se studentët e UT janë të përgatitur për të sfiduar dhe t’ia dalë me sukses nismave, me formim akademik të lartë dhe qytetari model.
Sot të katërt ne jemi duke investuar në fusha të ndryshme, dikush në kërkim shkencor dhe studime të thelluara në universitete perëndimore në zë, të tjerë në shërbim civil apo pedagogji; por të katërt me një emërues të përbashkët ‘ Krenar dhe mirënjohës me UT’.
Për ta përmbyllur, dëshiroj të citoj Hemingëay që na mësonte se, “Nuk është koha të mendosh për gjërat që nuk ke. Mendo se ç’mund të bësh me ato që ke”. Në UT duhet të mundohemi ti marrim më të mirën asaj eksperience 3 ose 5 vjeçare, vend për përmirësim ka gjithmonë. Përmirësimi dhe ndryshimi duhet të vij përmes nesh, e mos ta kërkojmë diku gjetkë, por duke ditur se jemi ‘brand’ dhe si të tillë duhet të superojmë veten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu