Ekskluzive/ Eljo Driza, gjeniu 3 vjeçar nga Elbasani që po mahnit dynjanë

0

Ishte vetëm 1.5 vjeç kur për herë të parë Eljo iu afrua makinës dhe nisi të lexojë targën e saj. Pas kësaj, disa detaje të tjera i lanë pa mend prindërit e tij. Ai zotëronte një aftësi të veçantë.

Eljo Driza është i mituri nga Elbasani që po manifeston tiparet e një gjeniu. Është e padiskutueshme se ai ka një koefiçent IQ mjaft të lartë.
Që nga koha kur ka belbëzuar fjalët e para ka bërë progres të paparë. Tashmë është në gjendje të lexojë vetë tekste mjaft rrjethshëm e madje duke respektuar shenjat e pikësimit dhe intonacionin për çdo fjali.

Eljo tashmë shkruan vetë fjalë të vështira, mjafton ti ketë dëgjuar apo parë vetëm njëherë. Ai shkruan dhe lexon numra me katër shifra. Njeh forma gjeometrike, ngjyra, objekte të çdo natyre, gjuhë të huaja, thjesht ai ka një memorie tej imagjinatës.

Eljo sapo ka mbushur tre vjeç. Tani ka nevojë të ushtrohet me një program dhe teste të veçantë.

Babai, Emiljano Driza 38 vjeç, punon si ekonomist, ndërsa nëna, Eva Krasniqi 32 vjeçe, është arsimtare. Eljo nuk shkon në kopsht. Për atë kujdeset një dado e veçantë. Prindërit janë përpjekur të gjejnë sa më shumë libra, ngjyra, fletë, objekte formuese që Eljo të vazhdojë të ushtrohet. Fundja ai ua kërkon atyre vetë. Por duket se ka ardhur momenti që të trajtohet me program të veçantë dhe familja tashmë nuk mund ti përgjigjet këtij niveli të lartë.

Videoja që do të shihni do iu mrekullojë me aftësitë e veçanta të këtij 3-vjeçari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu