Ekskluzive/ Gjendet një person i shtrirë në mes të rrugës tek Tatim-Taksa. Mister shkaqet (Foto, video)

0

Gjendet i shtrirë në mes të rrugës një person në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën që njihet si “Rruga e Loparit” në afërsi të Tatim-Taksës në këtë qytet.

Një shtetas është gjetur pa ndjenja në mes të rrugës dhe kjo skenë ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të rastësishëm. Gjithashtu edhe drejtuesit e automjeteve i janë shmangur rrugës për të mos shtypur personin.

Pas pak në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe më tej edhe një autoambulancë e cila ka bërë të mundur transportimin e tij për në spital.
Siç shihet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga infoelbasani.com, rezulton se personi është gati i pa ndjenja dhe nuk reagon kur vendoset mbi barrelë.

Ende nuk dihet nëse personi ishte i përplasur nga ndonjë automjet, ishte i sëmurë apo ishte i dehur.
Paraprakisht burime policore bëjnë me dije se ai ishte një qytetar i dehur, por gjithsesi ende nuk ka një njoftim zyrtar rreth këtij fakti dhe identitetit të personit. Infoelbasani.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu