Ekskluzive/ Konflikt me armë në Elbasan. Policia parandalon tragjedinë

0

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur në lagjen Fushë-Mbret në Elbasan.

Pas konfliktit njëri nga autorët ka marrë armën. Por policia ka mbërritur në kohë dhe ka parandaluar tragjedinë.

Autori sapo ka parë policinë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij.

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për personin me inicialet H. Matishi.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e autorit që ka kërcënuar me armë dhe po punon për kapjen e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu