Një mjet është djegur plotësisht sapo kalon tunelin Elbasan- Tiranë . Infoweb Media ka siguruar ekskluzivisht pamjet kur mjeti është përfshirë toralisht nga flakët.Aktualisht nuk dihen shumë detaje për rrethanat dhe nëse ka persona të lënduar.As policia dhe as zjarrfikësja nuk duken në vendngjarje.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në fshatin Dopaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasja E. Ç., 21 vjeçe, banuese në Korçë.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Infoweb Media