Ekskluzive/ Vëzhgimet e Info. Elbasanit: “Metalurgjia mbetet ndotësi më i madh në Elbasan”

0

Ditën e sotme Info. Elbasani ka siguruar pamje nga veprimtaria e Kombinatit Metalurgjik, në të cilat shprehet qartë ndotja që i bëhet ajrit të qytetit.
Ndonëse punon me kohë të pjesshme prej vitesh, kjo industri përbën një problem për ndotjen e qytetit. Ende firmat private, të cilat kanë të drejtën e përdorimit të ambienteve të Metalurgjisë , nuk kanë marrë masat për filtrimin e tymit që më pas çlirohet në ajërin e qytetit.
Së bashku me tymin në ambient çlirohen një sërë grimcash, mbetjesh industriale si dhe gazrat shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Nga studimet e kryera prej Institutit të Shëndetit Publik në Elbasan,qysh prej vitin 2011, kanë rezultuar se shifrat e personave të prekur nga kanceri dhe sëmundjet e mushkërive, në zonat përreth Metalurgjisë, janë tepër të larta. Specialistët shprehen se shkaktari kryesor i shfaqjes së këtyre sëmundjeve është smogu, ndërkohë që ish-Metalurgjiku vazhdon të mbetet ndotësi kryesor i ambientit në qytet.
Qytetarët e Elbasanit gjithnjë e kanë shprehur shqetësimin dhe nevojën për ajërt të pastër, por me sa duket zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhët, pasi u bënë vite tashmë që kompania “Kurum” nuk merr masat e nevojshme për parandalimin e kësaj ndotjeje të tmerrshme të natyrës, që më vonë pasqyrohet në gjendjen shëndetësore të elbasanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu