Ekskluzive/ Zbulohet kisha katakomb (nëntokësore) në Elbasan (Video)

0

Zbulohet një kishë katakomb në Elbasan. Kisha mund të jetë unike në llojin e vet, jo vetëm në këtë qytet, por në mbarë Shqipërinë dhe më gjërë.
Duket se meritë për këtë ka patre Nikolla Xhufka, një klerik i ri në karrierë i cili ka bërë këtë zbulim në lagjen Kala.
Ai shprehet se ka zbuluar kishën katakomb me emrin Kisha e Shën Kozmait e cila ka funksionuar në shekuj për besimtarët edhe në kohë luftërash, pushtimesh e diktaturash. Kjo dëshmon se sa të lidhur ishin ata shpirtërisht me perëndinë.
Patre Nikolla na tregon në detaje për historinë e saj. Pasi futemi në katakomb përballesh me një objekt kulti të paparë kurrë më parë.
Patre Nikolla shprehet se kisha katakomb të këtij stili janë imitim i kishave katakomb të Jeruzalemit. Ajo është mjaft e veçantë pasi është ndërtuar mbi muret e kalasë së Elbasanit. Mbart vlera historike, fetare dhe kulturore. Kushdo që vjen mrekullohet me formën e saj.
Më tej ai argumenton se pse u ndërtuan kishat katakomb. “Në kohën kur krishterimi nuk ishte legjitimuar i ndërtonin kishat nën dhe-shprehet patre Nikolla. Me ardhjen e perandorit Kostandin nisën të dalin mbi tokë.

Në këtë kishë nuk është investuar është lënë siç është. Në komunizëm ishte zdrukthtari. Por edhe në atë kohë nuk mungonin ikonat. Këtu ruhen reliket e Shën Joan Vladimirit.
Patre Nikolla tregon në detaje se çfarë ndodhen në këtë kishë katakomb. Siç janë lipsani i Shën Joan Vladimirit, enët e shenjta, altarin, ungjillin, ikonat, dhuratat nga besimtarët. P.sh skulptori Elbasanit Vladimir Caridha ka punuar derën e saj. Ai thotë se këtu vijnë kryesisht artistë. Gjithçka ruhet si më parë. Trarët janë të vjetër, muret origjinale. Kisha është e hapur dhe bën 4 shërbesa në ditë. Besimtarët mund të vijnë kur të duan.
I pyetur nëse kjo kishë njihet nga autoritetet kishtare në vend patre Nikolla shpjegon se deri më tani kjo kishë nuk varet dhe nuk njihet nga këto autoritete. Por ai e mendon të ndritur të ardhmen e saj pasi ajo do funksionojë më mirë dhe mund të kthehet vend pelegrinazhi edhe për turistë
“Njerëzit nuk duan më gjëra madhështore, ata duan të shohin gjëra të thjeshta, të bukura të kanë vlera shpirtërore-thotë ai.

Tashmë është i njohur fakti se qyteti i Elbasanit është i vetmi në Shqipëri që poshtë tij ka katakombe (tunele nëntokësore) të cilat dalin ose në Krastë, ose në ullishtë ose në Shkumbin. Ato u ndërtuan për tu mbrojtur nga barbarët por më tej shërbyen edhe për qëllime të tjera siç janë objektet fetare. Një kishë e tillë nëntokësore, e ndërtuar nga romakët, ndodhet edhe në Real Scampis në lagjen Kala.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu