Ekskluzive/ Zbulohet vendi ku konsumohet drogë në çdo orar në Elbasan (Video)

0

Zbulohet vendi ku konsumohet drogë në çdo orar të ditës në Elbasan.

Bëhet fjalë për godinat e vjetra mes stacionit të trenit dhe lagjes “Skënderbej” Godinat kanë vite që janë braktisur por brënda tyre “aktiviteti” vvazhdon.
Godinat janë një strehë e preferuar dhe, sipas banorëve të lagjes, shfrytëzohen në çdo orar, ditën dhe natën.

“Aty pihet hashash, por edhe injektojnë drogëra të ndryshme- shprehet një banor. Kam parë me sytë e mi se si hyjnë aty dhe dalin të droguar. Madje në një rast kam parë një të ri që i dilte edhe shkumë nga goja, aq shumë kishte përdorur”.

Banorët e lagjeve përreth shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë marrjen e masave. “Kemi fëmijë që kalojnë aty për çdo ditë, kemi frikë se mund tu ndodhë ndonjë gjë. Edhe vetë kur kalojmë jemi të frikësuar. Ndaj është e nevojshme ose këto godina të mbyllen, ose policia të marrë masa”, shprehet një tjetër banor.

Në fakt policia e Elbasanit është në dijeni të këtij vendi dhe ka ushtruar shpeshherë kontrolle. Madje ka kapur edhe përdorues dhe i ka proceduar penalisht. Por burime nga ky institucion shprehen se është e pamundur që aty të instalohen agjentëë 24 orë në ditë. Veç kësaj në Elbasan ka edhe vende të tjera ku shfrytëzohen nga përdoruesit dhe nuk mund të mbulohen me punonjës policie. Megjithatë policia i ka bërë thirrje komunitetit që të njoftojë në sallën operative për çdo rast.

Edhe pse është një nga qytetet që nuk njihet për kultivimin e drogës, Elbasani bën pjesë në qytetet ku konsumohet më shumë drogë tëë çdo natyre. Shkaqet janë mjaft komplekse. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu