Reagon aktori Naun Shundi për mbylljen e teatrit/ “Turp i madh”.

0

Aktori i karrierës me mbi 80 role në teatër dhe kinematografi ,Naun Shundi, reagon për herë të parë pas pezullimit të shfaqeve dhe provave në Teatrin Kombëtar.

“Unë them se teatri është vonë, duhet të kishte filluar më parë, të kishte bërë gati projektet. Nëse MK i zhbllokon fondet, pasi këtu gjithmonë luhet për lekët, se jam i bindur se shtetit shqiptar s’i intereson shëndetësia dhe përkujdesja për artistët, por fondet. Nëse MK hap fondet ne do të kishim nis procesin e punës, që tani do të dilnim me premiera, jo të nisim për premierat e ardhshme tani. Turp i madh”, shprehet aktori Naun Shundi.

Shundi propozon edhe ringritjen e një Ministrie Arti, që mos ta neglizhojë teatrin, sikundër është duke bërë qeveria deri tani

“Unë do kisha dëshirë që të kishim dhe një Ministri Artesh. Këtu është Ministria e Kulturës. Kush e mbulon artin në MK nuk e di? Siç ka qenë dikur Ministria e Artit edhe Kulturës, këtu arti është fshirë edhe kjo është bërë me qëllim. Kultura është tjetër gjë, edhe arti është tjetër gjë. Këtu nis neglizhenca dhe mospërfillja e qeverisë ndaj teatrit. Nuk e duan teatrin, teatrin e do populli, e duan artistët. Qeveria s’e ka dashur asnjëherë”.

Aktori teksa rrëfen se pezullimi i shfaqjeve ka ‘vrarë’ jo vetëm publikun, por edhe krijuesin, shton se artistët janë të gatshëm që të ngjiten në skenë për shfaqje.

“Është stresuese. Mungesa e komunikimit me publikun vret teatrin dhe duke vrarë teatrin vret dhe aktorët e tërë krijuesit. Me të gjitha masat që ka nxjerr Ministria e Shëndetësisë, ne jemi shumë të gatshëm edhe mezi presim të fillojë teatri.”

Sindikata e Aktorëve të Teatrit Kombëtar përmes medieve pas një mbledhje në ArTurbina i bëri apel Ministrisë së Kulturës, që të zhbllokojë fondet dhe brenda rregullave të distancimit, të lejojë artistët që të japin shfaqje në skenë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu