Aksidenton policin/ I dyshuari me precedentë kriminal nuk i bindet urdhrit për të ndaluar / Emri

0

Rreth orës 12:00 të mesditës së sotme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në një nga pikat e kontrollit e ngritura në kuadër të planit të masave, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e policisë i kanë shenjë një mjeti tip “Audi” për të ndaluar.

Por drejtuesi është larguar me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë Rrugore, i cili është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe e kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Klevis Balloku, 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.
I dyshuari ishte shpallur në kërkim në vitin 2012, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Heqja paligjshme e lirisë”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ndaj Klevis Ballokut, materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu