Ekskluzive/ Zëvendës drejtori i teatrove në Turqi, flet për bashkpunimin kulturor midis dy vendeve

0

Zëvendës drejtori i teatrove në Turqi, Hüsnü Emre Başer, ishte i pranishëm në shfaqjen e trupës së teatrit turk në Festivalin Ndërkombëtar të teatrove në Elbasan.

Në këtë event ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Murat Ahmet Yörük. Të dy titullarët dhanë një intervistë ekskluzive për infowebtv.

ja intervista me z. Hüsnü Emre Başer:

Pyetja 1:
Marredhenia e dy institucioneve kulturore jane gjithmone te frytshme, kontribut i cilit eshte?

Hüsnü Emre Başer:
Normalisht keto marredhenie jane te forta, sepse mund te themi qe nga historia nga fakti i Perandorise Osmane deri tani, por dhe vellazeria qe ka midis dy vendeve . Nga ana strukturore  mund te them se dy Ministrite e Kultures kane bere nje marreveshje kryesore qe ne mundohemi ti sjellim me kontkrete ato. Fakti qe kemi ardhur dy vite rradhazi ne kete aktivitet, eshte nje shenje serioziteti. Ne kemi 12 qytete te medha, dhe nen deget e tyre do mundohemi te sjellim secilen me rradhe. Nje nga keto aktivitete jane festivalet nderkombetare ku ne ju ftojme gjithemone, dhe e njejta gje eshte dhe prania jone ne
kete aktivetet si Festivali Nderkombetar i Teatrit ne Elbasan.

Pyetja 2
Per ta lidhur pak me historine, a eshte kjo nje lidhje e vellazerise nder vite?

Hüsnü Emre Başer:

(Buzeqesh) Kemi  qene gjithmone vellezer dhe vellazeria eshte dicka e perjetshme dhe nuk ka si te ndryshoje. Kete me art do ta bejme akoma dhe me te forte me njeri- tjetrit.

Pyetja 3

A e keni vizituar me pare Elbasanin, dhe besoj e dini qe kalaja jone pergjate mesit te qytetit mban firmen e Sulltqn Mehmetit
II?

Hüsnü Emre Başer : Si histori e di normqlisht, por nuk kisha pasur fatin te vizitoja me pare nje qytet te tille. Elbasani eshte qytet shume i bukur. Eshte shume afer me ne, kupinaria eshte shume e ngjashme me ate turke, muzika eshte e ngjashme po ashtu, dhe kemi shume gjera te perbashketa me njeri tjetrin.

 

Pyetja 4

A ka nje projekt te afert konkret midis dy Institucioneve Kulturore?

Hüsnü Emre Başer : Ka (buzeqesh), ka me shume se nje, edhe ketu do te jete, por edhe ne Tirane po ashtu do te jemi, por nuk do ta them sepse nuk dua te zbuloj surprizen (buzeqesh). Te bejme marreveshjen ne tavoline, dhe pastaj do i shohim te gjitha ne vazhdim.

Intervistoi: Belinda Ruçaj

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu