Ekzekutohet, Bardhok Pllanaj “Kumbari” i Shkodrës

0

Bardhok Pllanaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës është ekzekutuar mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 me armë zjarri në rrugën Shkodër-Koplik. Ai u qëllua me breshëri teksa ishte duke lëvizur me makinë, duke ndërruar jetë në vend.

Nga informacionet paraprake mësohet se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një makinë e djegur. 47-vjeçari është në emër shumë i njohur për drejtësinë shqiptare, por edhe atë belge.

Një vit më parë Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë pasi ka qenë i arrestuar dhe dënuar për disa vepra penale, mes të tjerash në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Pllanaj ka qenë në gjykim në dhjetor 2018 për “pastrim parash”, ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘ndërtim pa leje’ për një pallat të vlerësuar 2 milionë euro. Ai ka rënë në pranga në vitin 2018, pasi dyshohej se kishte ndërtuar pallatin 10-katësh në Shkodër me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi, i cili u sekuestrua.

Por jo vetëm kaq. Bardhok Pllanaj ishte kryefjalë e politikës shqiptare në vitin 2014, pasi u akuzua për trafik droge, por i shpëtoi arrestimit. Asokohe u raportua se “Kumbari i Shkodrës” u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku për t’iu shmangur arrestimit. Policia e kërkonte Pllanajn për trafik droge nga Velipoja me skaf drejt Italisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu