Ekzekutohet në atentat Mond Çekiçi

0

Mond Çekiçi është 40 vjeçari që mbeti i vrarë ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Ai njihet si anëtar i Bandës së Durrësit, ndërkohë ai është arrestuar në vitin 2020.

Personi në fjalë ka precedentë penalë, pasi rezulton i dënuar disa herë dhe nga policia e Durrësit njihet si pjesë e të ashtuquajturës banda e Durrësit. Arrestimi i “Mond Çekiçit”, është kryer nga skuadrat e policisë së Durrësit, ndërsa ai akuzohet për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.

“Mond Çekiçi”, konsiderohet nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që është pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Nga të dhënat operative thuhet se “Mond Çekiçi” administron disa shërbime në portin e Durrësit, nëpërmjet disa kompanive, ku ai qëndron si pronar në hije.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu