Ekzekutoi gruan e tij, Koço Buzo jep deklaratën e çuditshme: Nuk isha unë aty, shokët policë më thanë që e vrave ti

0

Koço Buzo ka dhënë një dëshmi të fortë para oficerëve të policisë gjyqësore të Elbasanit kur u pyet për vrasjen e bashkëshortes së tij Lilianës.

Buzo ka mohuar të ketë qenë ai vrasësi duke theksuar se ai ka qenë në shtëpi dhe jo në vendin ku u vra bashkëshortja.

Madje, ai thekson se vrasjen e bashkëshortes e ka mësuar nga shokët e tij dhe se me Lilianën kishte gjashtë muaj që nuk fliste.

Liliana Buzo u qëllua dy ditë më parë sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku kishte shkuar të merrte urdhrin e mbrojtjes pasi vazhdimisht dhunohej nga i shoqi. Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo. Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona, një prej të cilëve avokati i gruas, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasi qëllo 7 herë ndaj bashkëshortes, avokatit dhe kalimtarit, Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit. Viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu