Elbasan/ 14 raste të reja me Covid

0

14 raste u shënuan sot në Elbasan me koronavirus, 4 prej tyre janë punonjëse të gjykatës së shkallës së parë. Katër të prekurat në gjykatën e Elbasanit janë kancelarja, përgjegjësja e zyrës me qytetarët dhe 2 sekretare.
Nesër pritet që gjykata e Elbasanit të mbyllet deri në marrjen e tamponit të gjithë trupës, teksa 3 gjyqtarë janë karantinuar pas zbulimit të 4 rasteve të sotme.

Mes 14 rasteve që u zbuluan sot në Elbasan, 8 ishin mësues, 2 punonjës të Drejtorisë së Policisë në Elbasan dhe 4 punonjëse të gjykatës duke u përhapur frikshëm në institucione.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu