Elbasan/ Diskutim mbi promovimin e shkollave profesionale

0

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive zhvilloi në ambjentet e shkollës “Ali Myftiu” një aktivitet në formën e një diskutimi të hapur për promovimin e shkollave profesionale.

Në këtë diskutim kanë marrë pjesë Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Punësimit, përfaqësues biznesesh lider në sektorin e Ndërtimit, përfaqësues të projektit “Aftësi për Punë”, si dhe grupe interesi nxënës të klasave të nënta dhe nxënës të drejtimit “Ndërtim”.

Drejtoresha e Formimit Profesional, Etleva Gjelaj, në një intervistë për mediat u shpreh mbi qëllimin e këtij organizimi, ndërsa bëri edhe njëherë thirrje për t’u përfshirë në studimet e nje profesioni.

E ndërsa vetë studentët janë shprehur të kënaqur për zhvillimin e të tilla aktiviteteve.

Të tilla aktivitete nxisin tek studentët dëshirën për të qenë pjesëmarrës në shkollat profesionale dhe për të ndjekur më nga afër një profesion.

infowebtv.com