Katër mësues në shkollën private pozitivë për Covid-19, në karantinë 4 të tjerë në Elbasan
Katër mësues të një shkolle private në Elbasan janë konfirmuar pozitivë për koronavirusin. Ndërkohë që katër të tjerë mësohet të jenë vetizoluar në pritje të përgjigjes së tamponëve.
Pozitivë për Covid-19 janë edhe 15 nxënës në në shkolla të ndryshme të qytetit. Prej 72 orësh nuk ka dalë asnjë rezultat nga tamponët e marrë.
Covid është përhapur frikshën në qytetin e Elbasan. Mjaft shtetas hezitojnë të bëjnë tamponin, ndësa ka mungesa në tamponë për ata që duan.