Me pankarta në duar qytetaret e Elbasanit kanë zhvilluar një marshim nga sheshi i qytetit drejt vendit ku u ekzekutua 54-vjeçarja.
Pankartet përmbajnë shkrime të cilat përcjellin mesazhe drejtuar meshkujt e të gjithë shoqërisë.
Gratë në qytetin e Elbasanit kanë zhvillojnë një marshim proteste, si shenjë revolte ndaj vrasjes së Liljana Buzos nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë.
Sipas Mirela Gjoni, psikologe e Forumit të Gruas Elbasan kjo protestë ishte vetëm fillimi i asaj çfarë kanë ndërrmarrë gratë të bëjnë për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Kujtojmë edhe njëherë se Liljana Buzo u ekzekutua 5 ditë më parë në afërsi të gjykatës së Elbasanit nga bashkëshorti i saj 58-vjeçari, Koço Buzo.
Çifti Buzo ishte në proces divorci për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj gruas së tij, e cila mbeti viktimë. Autori ishte ish-polic me profesion, nuk e ka kapërdirë dot ndarjen dhe ka qëlluar ndaj gruas së tij.
Statistikat në vend për vitin 2021 jane rregjistruar 6 ngjarje kriminale ku jane ekzekutuar 6 gra shqiptare nga bashkëshortët.
Për Infowebtv.com Besiana Biçaku