Elbasan/ Muzeu Etnografik drejt degradimit

0

Muzeu Etnografik i Elbasanit, për nga lloji, kultura dhe origjinaliteti i tij është një nga më të rrallët në vend. Aty pasqyrohet jeta e një familjeje qytetare elbasanase, në një shtëpi karakteristike të ndërtuar me çardak, e cila edhe për nga arkitektura është një ndërtesë e veçantë.

Ajo që të bie në sy është origjinaliteti i çdo detaji, duke nisur nga pjesa kryesore e një shtëpie elbasanase. E me gjithë këto pasuri, vizitorët në Muzeun Etnografik të Elbasanit nuk janë të shumtë, e njëra nga asryet është edhe mungesa e promovimit.

Sipas drejtoreshës së Qendrës së Trashëgimisë Kulturore Silva Belegu: “Muzeu vizitohet nga një sërë turistësh, por normalisht duhet investuar në të e duhet mirëmbajtur edhe nga qytetarët përreth”.

 

Gjithçka qe ruhet ne muze transmeton nje mozaik te pasur vlerash, qe pasqyrojne tiparet etnografike te krahines. Te gjitha keto jane realizuar me copa te kushtueshme, zbukuruar me motive vendase te thurura me gajtane dhe tel argjendi ose ari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu