Balla: Shumë shpejt nis shpërndarja e grantit 5 mijë euro për emigrantët që rindërtojnë shtëpinë

0

Shumë shpejt do të nisë të vihet në aplikim shpërndarja e grantit prej 5 mijë eurosh për çdo familje emigrantësh që kthehet në Shqipëri për të investuar tek shtëpia e tyre në mënyrë që ta vërë atë në funksion të zhvillimit të agro-turizmit.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi sot nga Rrajca se përpos infrastrukturës dhe ndërtimit të godinave qeveria ka përmbyllur investimin në rrjetin e ujit të pijshëm në mënyrë që kjo zonë të ketë një infrastrukturë komode për turistët.

“Me parimin tonë qe nuk kemi asnjë ditë për të humbur dhe nuk kemi për pushim edhe sot jemi në Rrajcë me përfaqësuesit zonës për të ndjekur nga afër punimet për rrugën e Rrajcës që do të lidhin qendrën e Komunës.

Synojnë që rruga të lidhë edhe dy fshatrat e thellë Bardhaj dhe Skënderbe në mënyrë që të lidhim sa më shumë aksesin e banorëve të zonës në lidhje me qendrën e njësisë administrative dhe zhvillimi i agro-turizmit në këtë zonë duke qenë se  kjo pjesë është e integruar në kuadër të një zone me shumë resurse turistike pjesë e parkut kombëtar të Shebenik Jabllanicë dhe në këtë këndvështrim synimi mbetet që zhvillimi i infrastrukturës të shoqërohet edhe me zhvillimi i agro-turizmit.

 Thirrja ime është që të gjithë rrajcarët kudo ku ndodhen, është koha ta zhvillojmë duke u fokusuar në këtë pikë. Ne do të fillojmë shumë shpejt të financojmë me një grant prej 5 mijë eurosh çdo familje që ka dëshirë që shtëpinë ta shndërrojë në bujtinë. Është mbyllur edhe investimi në rrjetin e ujit të pijshëm, një investim rreth 5 milion eurosh. Këto investime e bëjnë Rrajcën një zonë më një infrastrukturë komode për turistët”, deklaroi Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu