Elbasan/ Shefja e epidemiologjisë: Ka ditë ku numri i rasteve pozitive është zero

0

Në një intervistë për InfoWebTv shefja e epidemiologjisë Erleta Hila në Elbasan shprehet për situatën duke treguar qe ka pësuar ndryshime që shifrat e rasteve pozitive rezultojnë ne rënie.

Sipas saj muaji Maj ka pasur edhe ditë ku numri i rasteve pozitive ka qenë zero, por edhe pas kësaj situate çdo staf mjekësor përfshirë këtu dhe mjekun e familjes vazhdon me kryerjen e tamponëve.

Përsa i  përket virusit indian ajo u shpreh se ishte totalisht një lajm i rrem dhe se deri më sot nuk kanë hasur asnjë mutacion të ri virusi.

E ndërsa çdo operator turistik ka filluar me marrjen e vaksinës, të parët kanë qenë operatorët turistik të Llixhave Kuruese të Qytetit të Elbasanit.

Kujtojmë që përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve Covid në spitalet Rajonale.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu