Elbasan/ Të shtëna me armë gjatë natës, frikësohen banorët

0

Të shtëna me armë janë regjistruar gjatë natës në Elbasan.

Kanë qenë banorët, që të terrorizuar kanë njoftuar policinë.

Të shtënat me armë u dëgjuan për disa minuta në lagjen “Skënderbej” në zonën e njohur si “Ish Kombinati i Drurit”. Të shtënat e para janë dëgjuar nga banorët rreth orës 02:25, por edhe pas disa minutash më vonë.

Të shtënat dyshohet se janë kryer me armë automatike. Paraprakisht nuk ka të dhëna zyrtare rreth kësaj ngjarje që ka krijuar panik te banorët e zonës.

Deri më tani nuk ka një konfirmim për ngjarje apo plagosje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu