Nga Entela Duka
Një situatë shqetësuese mjedisore është raportuar paraditen e sotme në Elbasan, ku banorët që jetojnë në afërsi të zonës industriale të njohur si ish-Kombinati Metalurgjik kanë ngritur alarmin për ndotje të rëndë të ajrit.
Mësohet se ndotja ka ardhur si rezultat i djegijes së gomave buzë lumit Shkumbin, Situata ka krijuar shqetësim të madh, sidomos për familjet me fëmijë dhe të moshuar, të cilët raportojnë vështirësi në frymëmarrje dhe irritim të fortë nga era e rëndë.
Ndërhyrja e zjarrfikëses ka neutralizuar situatën në terren.
Ndërkohë, pritet reagimi i autoriteteve mjedisore dhe strukturave të emergjencës për të marrë masa.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë në pak ditë që persona të paidentifikuar në Elbasan djegin goma në zona të banuara dhe shkaktojnë ndotje mjedisore.





