Në sondazhin “Personazhi i Vitit 2020 në qytetin Elbasan”, Ervin Saraçi u nominua në kategorinë e Politikës.
Ne zgjodhëm që çmimin ta dërgonim në shtëpinë e tij pranë familjes. Çmimin e mori djali, Enesi, i cili padyshim do të ecë në gjurmët e të atit.
Në familje na pritën edhe bashkëshortja dhe prindërit e Ervinit. Kaluam momente përmallimi por që na bënë mirë të gjithëve.
Ervin Saraçi ishte padyshim Njeriu i Vitit në fushën e politikës për të gjithë kontributin e çmuar që ka dhënë në këto vite. Ai do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë përmes veprave të mira që la pas.