“Energjia e saj ‘turpëronte’ djemtë”, Luljeta Bozo zbulon anën e saj të panjohur

0

Ajo tregoi se nuk kishte asnjë lloj emocioni ditën e zgjedhjeve, ndoshta sepse ishte e hera e parë që mori pjesë në një fushatë. “Në përgjithësi isha e qetë sepse thosha njerëzit mua më njohin, nuk më zunë ethet e votimeve”.

Me znj. Bozo jeton një amanet që e përmbush çdo ditë. Ajo rrëfen një detaj shumë shpirtëror të sajin kur moderatori e pyet nëse bëhet nostalgjike dhe kthehet tek fotografitë.

“Se ndaj dot jetën, sidomos për të dashurin tim të përjetshëm, Todin, e kam çdo ditë me vete. Kur çohem në mëngjes e kam atje, te koka, që i them mirëmëngjes, kur ulem në drekë, se më ka lënë amanet që të pijë gjysmë gote verë të kuqe se të bën shumë mirë për shëndetin. E bëj çdo ditë”.

Në disa dedikime suprizë të miqve të vet,moderatori lexon të dramaturgut Bashkim Kozeli. Ai shkruante se energjia e saj në rini, shpesh ‘turpëronte’ edhe djemtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu