Era e rëndë e kanabisit kundërmoi të gjithë lagjen, arrestohet 24-vjeçari

0

Policia e Spanjës ka vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar, i cili kishte ngritur një plantacion kanabisi në një magazinë të vjetër në juglindje të vendit.

Një institucion aty pranë bëri një kallëzim në polici për shkak të erës së rëndë që dilte nga magazina industriale, dhe se punonte 24 orë pa pushim.

Agjentët filluan të hetojnë dhe zbuluan se kush qendron pas këtij aktiviteti të paligjshëm. Kur agjentët hynë dhe kontrolluan magazinën, të ndarë në 5 dhoma, ata sekuestruan 820 bimë marijuane me një lartësi të përafërt prej 60 centimetra, 203 transformatorë elektrikë, 150 llamba, 6 kondicionerë, 6 filtra të ajrit të kondicionuar.

Shqiptari i arrestuar po hetohet për trafik droge dhe për mashtrim të shtetit lidhur me energjinë elektrike, pasi e vidhte atë nga ambiente të tjera afër fabrikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu