Sekuestrohet një tjetër sasi kokaine në Portin e Durrësit

0

Një tjetër sasi kokaine është sekuestruar pasditen e kësaj të marte në Portin e Durrësit.

Kokaina ishte e fshehur në një makinë dhe po dilte nga Shqipëria për jashtë shtetit. Policia deri më tani ka shoqëruar një person.

Gjatë muajit korrik tre ngarkesa kokaine u kapën në konteinerët e së njëjtës kompanie ”Alba Exotic Fruit” e cila transportonte fruta ekzotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu