Eri jep deklaratë për Ledjanën:”Tani kur vjen puna puthet me Mevlanin për show”

0

Para pak ditësh, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Eri Aga bëri një deklaratë shumë të fortë, teksa tregoi se Ledjana i ka pohuar me gojën e saj se nuk ka ndjenja për Mevlanin dhe se e gjithë historia e tyre është përgatitur me skenar.

“Unë arrita ta pëlqeja Ledjanën, sepse vetëm ajo më tërhiqte si vajzë. Unë prandaj them që janë të gjitha të planifikuara, sepse kur kam bërë takimin e dytë me Ledjanën e pyeta a ke ndjenja për Mevlanin, që dhe unë të tërhiqesha. Jo më tha nuk kam ndjenja dhe mu betua për vëllain, për familjen. Ndërsa tani kur vjen puna puthet me Mevlanin për show. Lidhja e tyre është skenar, ata për dy javë do dalin çift bashkë”, tregoi Eri.

Kjo deklaratë e Erit u bë mjaft virale në rrjet dhe nxiti dyshimet e ndjekësve të programit.

Së fundmi, Ledjana ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku iu është përgjigjur aludimeve të fansave.

“A janë të vërteta deklaratat e Erit?”, e pyeti një ndjekës.

“Më keni pyetur shumë në lidhje me këtë çështje ndaj do iu përgjigjem që të hiqni çdo dyshim që keni. Për Erin ruaj një respekt të veçantë, madje e kam shprehur dhe në studio që nuk kam qenë dakort me largimin e tij. Ajo çfarë më bëri më tepër përshtypje nuk ishte fakti që tha unë s’kam ndjenja për Mevlanin (fundja askush nuk është në zemrën time për të parë se çfarë ndiej unë), por bindja e tij që unë kam një lidhje jashtë. Mendoj se është më e rëndësishme që të fokusoheni tek vetja  dhe përditshmëria juaj sesa të thoni diçka sa për tu bërë lajm”, shkroi Ledjana duke u përgjigjur kështu lidhur me deklaratën që dha Eri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu