Eshtrat u gjetën në valixhe, djali i viktimave ekstradohet nga Zvicra në Itali

0

Taulant Pasho, 33-vjeçari shqiptar , i cili është nën hetim për vdekjen e prindërve të tij Shpëtimi dhe Tauta Pasho, u ekstradua dje nga Zvicra në Itali. Eshtrat e prindërve të tij u gjetën në dhjetor 2020 në disa valixhe të braktisura pranë burgut Sollicciano në Firence.

Mediat italiane raportojnë se arsyet e kërkesës për ekstradim, të bëra nga prokurori i Firences dhe të pranuara nga autoritetet zvicerane, nuk kanë të bëjnë me hetimin për vrasjen e dyfishtë, por me një dënim me 3 vjet e 4 muaj për trafikim të lëndëve narkotike.

Për këto fakte Taulant Pasho u arrestua në flagrancë në 11 qershor 2016. Dënimi përfundimtar erdhi më 19 dhjetor 2019.

Së bashku me të në hetimet për vdekjen e bashkëshortëve Pasho, është edhe ish e dashura, Elona Kalesha, e burgosur aktualisht në burgun fiorentin të Sollicciano dhe vëllai i saj i vogël Denis Kalesha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu