Vinin nga Anglia të fshehura në një furgon/ Sekuestrohen në portin e Durrësit rreth 1 mln paund

0

Policia ka sekuestruar një sasi të madhe parash në Portin e Durrësit. Paratë u gjendën të fshehura në një furgon që vinte nga Anglia.

Paratë e sekuestruara thuhet se arrijnë rreth 1 mln paund cash. Forca të shumta policie ndodhen në Portin e Durrësit.

Mësohet se paratë ishin fshehur në shasinë e mjetit, në parakolp dhe prapakolp. Policia deri tani ka ndaluar shoferin, rreth 20 vjeç.

Shoferi i ndaluar ka deklaruar se nuk ka dijeni për paratë te furgoni që ngiste, pasi bën transport mallrash nga Anglia në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu