Evis Kushi:Nga 16 tetori Shkolla e Drejtorëve do të nis programin 9-mujor për trajtimin e aplikantëve

0

Ministrja e Arsimit, Evish Kushi bën me dije se më 16 tetor, Shkolla e Drejtorëve do të nisë programin 9-mujor për trajnimin e detyrueshëm përgatitor për brezin e dytë të aplikantëve për drejtorë në detyrë dhe aspirantë për drejtues shkolle.

Po ashtu Kushi thekson se 217 drejtues aktualë nga qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani do t’i nënshtrohen trajnimeve intensive nga ekspertë vendas e të huaj me qëllim zhvillimin e kapaciteteve të tyre profesionale dhe menaxheriale
Më 16 tetor, Shkolla e Drejtorëve do të nisë programin 9-mujor të trajnimit të detyrueshëm përgatitor për brezin e 2-të të aplikantëve për drejtorë në detyrë dhe aspirantë për drejtues shkolle.

Statusi

Plot 217 drejtues aktualë dhe aspirantë nga qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani – gati 5 herë më shumë se pjesëmarrësit në brezin e parë – do t’i nënshtrohen trajnimeve intensive nga ekspertë vendas e të huaj me qëllim zhvillimin e kapaciteteve të tyre profesionale dhe menaxheriale.

Programi në fjalë, i mbështetur tek një prej modeleve më të mira ndërkombëtare, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm të drejtuesve dhe aspirantëve për drejtues shkollash, jo vetëm rrit eficiencën e drejtimit të institucioneve shkollore në një kohë të pazakontë kur pandemia ka mbërthyer gjithë globin, por njëkohësisht është një udhërrëfyes shumë i mirë në plan afatgjatë për politikat e gjithë-përfshirjes dhe zhvillimin e mëtejshëm të reformave e prioriteteve që #MASR ka.

Falë mbështetjes edhe të këtij #projekti  THE AADF  dëshmon edhe njëherë se është një prej partnerëvë më të rëndësishëm të #MASR për një sërë projektesh me vlerë në fushën e arsimit. Mirënjohje për kontributin tuaj të vazhdueshëm!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu