Familja Gucci me akuza të rënda ndaj filmit që shpalos jetën e tyre

0

Fotot e bërë nga fotografët,kanë shkaktuar diskutime në media për filmin i cili ka intriguar mjaft ndjekës.”House Of Gucci” luajtur nga Lady Gaga dhe Adam Driver, duket se nuk është mirëpritur nga anëtarët e vërtetë të familjes Gucci,përcjell InfoWebTV.

Filmi tregon historinë e Maurizio Guccit,nipit të themeluesit të Guccit dhe bashkëshortes së tij,Patrizia Reggiani.Çifti u martua në vitin 1972 dhe kjo martesë zgjati 18 vjet.Gjatë kësaj martese,çifti u bekua me 2 vajza.Pas vështirësive që hasi kompania Gucci,martesa u ndërlikua përgjatë viteve ’80.Maurizio braktisi familjen e tij për një grua më të re në moshë.Ndërlikimet vazhduan kur ky i fundit shiti markën Gucci për 170 milion dollarë në vitin 1993.

Dy vite më vonë,Maurizio u qëllua fatalisht nga një vrasës dhe u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare.Patrizia,e etiketuar nga mediat italiane si “Vejusha e Zezë” mori një dënim 26-vjeçar pasi kishte marrë pjesë në vrasjen e bashkëshortit të saj.

Ploti duket tepër interesant dhe ka intriguar mjaft njerëz nga komuniteti online,por familja Gucci e ka pritur me kritika.

Kushurira e dytë e Maurizios,Patrizia Gucci ka deklaruar :

“Ata po vjedhin identitetin e një familjeje për të bërë një fitim, për të rritur të ardhurat e sistemit Hollywood”, tha Patrizia.

“Familja jonë ka një identitet, privatësi”.Ne mund të flasim për gjithçka,” shtoi ajo. “Por ekziston një vijë kufitare që nuk mund të kalohet”. Patrizia gjithashtu tha se ajo kishte kontaktuar gruan e regjisorit Ridley Scott, Giannina Facio, për më shumë informacion se çfarë do të përfshinte filmi, por pretendoi se ajo ende nuk ka marrë një përgjigje.

Një tjetër reagim ka ardhur nga vetë “Vejusha e Zezë”,Patrizia Reggiani :

“Jam e nevrikosur nga fakti që Lady Gaga është duke më luajtur mua dhe nuk ka konsideruar faktin për të ardhur dhe për të më takuar.

 

Burimi : BuzzFeed

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu